Morata: Shqipëria shkëlqeu në eliminatore, por grupin e kalojnë Spanja dhe Italia

Morata: Shqipëria shkëlqeu në eliminatore, por grupin e kalojnë Spanja dhe Italia

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, foli për grupin e Europianit, ku përveç spanjollëve, bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Italia dhe Kroacia.

Për “Gazetta dello Sport”, Morata analizoi kundërshtarët, por shtoi se grupin do e kalojë kombëtarja e tij, së bashku me Italinë.

Unë firmos që Spanja dhe Italia do të kualifikohen nga faza e grupeve. Mund të them që kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg. Por do të jetë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues, ka zënë vendin e dytë dhe të tretë në Kupën e Botës, u eliminuan nga ne në Kampionatin Evropian dhe vitin e kaluar në Ligën e Kombeve i mundëm me penallti.

Shqipëria bëri një paraqitje spektakolare në ndeshjet kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humbet një goditje je menjëherë nën presion. Por si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh dhe mendoj për Italinë, fituan Kampionatin Evropian 2021 falë forcës së grupit, ky është shembulli për t'u ndjekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy