Herald Marku është larguar zyrtarisht nga skuadra e Partizanit. Aventura e mesfushorit me të kuqtë ka zgjatur vetëm një sezon, ku nuk arriti të lërë dot shenjë.
Ka qenë vetë klubi i Partizanit, që ka njoftuar largimin e futbollistit shkodran. Ky i fundit ka vendosur të rikthehet skuadra e vendlindjes, Vllaznia, aty ku kishte edhe shpërthimin e tij si lojtar një vit më parë.
Marrëveshja për rikthimin e lojtarit te kuqeblutë është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.



