
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida hapëse mes Kukësit dhe Tiranës, në stadiumin “Kukës Arena”.
Bardhebluët vijnë në këtë sfidë, si kampionët në fuqi dhe do të kërkojnë ta nisin sezonin me fitore. Në krahun tjetër, verilindorët luajnë në shtëpi dhe duan t’i japin kënaqësinë e fitores tifozëve.
Pritet një sfidë e luftuar dhe e bukur nga të dyja ekipet, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes tyre.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira, Ilieski, Moraesh, Kote, Taipi, Haxhiu, Hasaj, Basha, Daci
Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratce, Lukman, Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia, Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi



