Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se në partinë e tij shumica janë tifozë të Gjermanisë. Gjithashtu ai shtoi se dita e sotme ka qenë me fat për holandezët, pasi “tulipanët” fituan ndaj Ukrainës, ndërsa Lulzim Basha fitoi zgjedhjet brenda partisë.
“Mendoj se jemi më shumë tifozë të Gjermanisë te PD. Te PS mendoj se janë më shumë me Italinë. Ne jemi më shumë të Europës veriore, me Holandën ose Gjermaninë. Ka qenë dita e holandezëve sot, fituan edhe në PD edhe në Europian. Mua më pëlqeu shumë Holanda, Ihste ndeshja më emocionale deri tani. Belgjika mu duk interesante. Italia erdhi ashtu zvarrë. “Azzurët” nuk më duken pretendntë. Jam kurioz ta shikoj Francën. Unë mendoj që Gjermania do fitojë Europianin. Për mua kampionati mbyllet aty, nëse Gjermania pëson ndonjë si ajo në Botëror. Nuk mund të bëj një vlerësim të saktë.”, u shpreh Çollaku.



