Nice, interes për Sergio Ramos

Nice, interes për Sergio Ramos

Pas përfundimit të eksperiencës me Rayados de Monterrey për Sergio Ramosin faktikisht nuk kanë munguar pretendentët. 

Edhe pse me 39 vite mbi supe andaluziani ka dëshmuar se dëshiron të vijojë të lërë gjurmë në futboll, për të cilin së fundmi është interesuar Nica. 

Mbrojtësi në të shkuarën ishte pjesë e Paris St Germain, ç’ka do të thotë se e njeh shumë mirë Ligue 1 dhe sidomos këtë skuadër. 

Në sezonin aktual kuqezinjtë nuk kanë patur ecurinë e parashikuar, fakt i cili reflektohet me renditjen në vendin e 13-të pas 16 javëve. 

Eksperienca e ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Roja ‘’ vlerësohet nga traineri Franck Haise i cili shpreson në transferimin e tij në ‘’ Allianz Riviera ‘’. 

Mundësia për tu rikthyer në kontinentin e vjetër është reale dhe duhet thënë se se ish-i i Sevillas është në lartësinë e duhur. 

Prioritet për të është qëndrimi afër familjes dhe të qënit pjesë e një kampionati të rëndësishëm në Europë. 

Duhet kujtuar se Sergio Ramos është një legjendë e Real Madridit me të cilin fitoi çdo titull në të shkuarën dhe një fillim eksperience tek Nica do të ishte një sfidë shumë e rëndësishme në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy