Përgatitjet për Poloninë, Strakosha stërvitet veçmas skuadrës

Përgatitjet për Poloninë, Strakosha stërvitet veçmas skuadrës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi këtë të premte, stërvitjen e radhës, në prag të ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në ditën e pestë të grumbullimit, nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, nuk ka qenë vetëm portieri Thomas Strakosha.

Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se Strakosha ka punuar në palestër dhe ka bërë fizioterapi, por që nuk ka probleme fizike të mëdha dhe pritet të jetë i gatshëm. Përgjatë këtyre ditëve lojtarët kanë marrë ngarkesë të plotë fizike dhe kanë pasur mundësi të punojnë me stafin e ri edhe anën taktike dhe mënyrën e lojës.

Ndërkaq, skuadra do të vijojë përgatitjet edhe të shtunën në Shqipëri me një seancë stërvitore të programuar para se të nisen të dielën për në Poloni.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, do të luhet në Varshavë, të hënën e 27 marsit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy