Milani punon për rinovimin me Romagnolin

Milani punon për rinovimin me Romagnolin

Mbrojtësi Alessio Romagnoli është një ndër lojtarët e shumtë që e finalizon kontratën me Milanin në 30 qershorin e 2022-shit , fakt që për drejtuesit e skuadrës është një sinjal se duhet ti vënë kapakun qëndrimit të italianit në ‘’ San Siro ‘’ .

26 vjeçari është një ndër shtyllat e mbrojtjes së kuqezinvje të cilët i kanë hedhur hapat e parë për të akorduar këtë çështje sepse për shërbimet e tij luftojnë fort Lazio , Juventus , Atletico dhe Barcelona , skuadra që e vënë dukshëm në siklet Milanin . 

Por sipas gjasave dhe raportimeve të ‘ Calciomercatos ‘ , agjenti Mino Raiola njëkohësisht një ndër më të famshmit po bën të pamundurën për të arritur akordin e shumëdëshiruar  që do ta mbajë të lidhur me gjigandët e Serisë A deri në  30 qershorin e 2026- tës dhe kështu do të blindohej përfundimisht qëndrimi në Milano.  

Një lojtar i tillë është një dosmosdoshmëri absolute për ecurinë e këtij Milani i cili me  Stefano Piolit po ecën me hapat e duhur , por i mbetet akoma rrugë për të përshkuar sidomos në Champions League , aty ku synon të  jetë skuadra e dikurshme .

Ishi i Sampdorias dhe Romës jo vetëm që ka një përgjegjësi absolute në prapavijë por mban në krah edhe shiritin e kapitenit  të cilin më përpara e ka patur në pronësi  legjendari Paolo Maldini , aktualisht drejtori sportiv i Milanit .

Në 7 sezone , Alessio Romagnoli ka dhënë një kontribut që do të kujtohet gjatë tek 7 herë kampionët e Champions Leagues i cili është kanalizuar në 232 ndeshje dhe 9 gola dhe në aktualin numëron  11 ndeshje dhe qëllimi kryesor i tij është fitimi i kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy