
Juventusi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, të cilin duket se e ka gjetur tashmë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se bardhezinjtë, kanë arritur marrëveshjen, për afrimin e sulmuesit polak, Arkadiusz Milik.
28-vjeçari është pjesë e Marseille në Francë, por këta të fundit kanë dhënë dritën jeshile, për kalimin e sulmuesit në Torino.
Marrëveshja, thuhet se është arritur me huazim për 2 milionë euro me mundësi blerje për 8 milionë euro, në fund të sezonit. Madje Juventusi duhet të paguajë edhe pagën prej 3.5 milionë eurosh, të lojtarit,



