
Rimal Haxhiu, largohet nga skuadra e Kukësit. Klubi verilindor, nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin.
Kartoni i 23-vjeçarit është në pronësi të Apolonisë, që e kishte huazuar te Kukësi. Haxhiu tashmë largohet nga Kukësi dhe do të rikthehet te skuadra fierake.
Nuk dihet nëse Haxhiu do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit tek Apolonia, apo do të transferohet në ndonjë skuadër tjetër.
NJOFTIMI I KUKËSIT
FK Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rimal Haxhiu. Mbrojtësi 23 vjeçar erdhi në formë huazimi nga klubi i Apolonisë, teksa palët kanë rënë dakord për të mbyllur huazimin.
Klubi i Kukësit e falënderon Haxhiun për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.



