Manchester United, trembet me fushën e Rostov, Mourinho: Nuk mund të luhet këtu (FOTO)

Manchester United, trembet me fushën e Rostov, Mourinho: Nuk mund të luhet këtu (FOTO)

Manchester United ka mbëritur në Rusinë e largët për t’u ndeshur me kundërshtari e rradhës, Rostov për fazën e 1/8 të “Uefa Europa League”.  

Lojtarët e skuadrës angleze kanë zbritur në fushën e blertë të stadiumit për të kryer seancën stërvitore ndërsa janë habitur nga ajo se çfarë kanë gjetur, një fushë që vetëm e tillë nuk mund të quhet, të paktën sipas Mourinho-s.

“The Special One” është shprehur kështu gjatë konferencës për shtyp, vetëm disa orë pasi shefi i klubit rus e quajti sipërfaqen një “problem”, rapoton “The Sun”.

Mourinho: “Është e vështirë për mua të besoj se do të luajmë në atë fushë, nëse mund të quhet një fushë. Nuk e di se çfarë formacioni të përzgjedh, nuk e di nëse Mkhitaryan do të luajë. Prisja një sipërfaqe më të mirë. I shpreha shqetësimet e mia një zotërie nga Uefa", thotë tekniku portugez.

Edhe Daley Blind dha mendimin e tij për fushën. “Të them të drejtën, fusha nuk është më e mira. Por nuk mund ta përdorim si justifikim.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy