
Ditët e fundit të merkatos verore sigurisht e kanë rritur përqëndrimin e drejtuesve të skuadrave në funksion të arritjes së objektivave. Interi tashmë ka hyrë në garë për Takehiro Tomiyasun, i cili pas eksperiencës tek Arsenali mund të rikthehet në Serinë A. Nuk duhet përjashtuar interesi i ndonjë ekipi tjetër për japonezin, mbrojtës që numëron 53 sfida me të ashtuquajturit ‘’ The Gunners ‘’. Prej shumë kohësh kryeqytetasit po tentojnë ta ndryshojnë historinë në Premier League por furia e Manchester City-t ja ka pamundësuar objektivin. Momentalisht 24 vjeçari nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas dhe për zikaltërit mund të konsiderohet një avantazh për ta përforcuar prapavijën me një lojtar shumë cilësor.



