Besohet se për Kingsley Coman ditët e fundit të merkatos do të përcaktojnë të ardhmen larg "Allianz Arenas". Pas një dekade tek Bayern Muncheni, e shoqëruar me tituj, Chelsea ka shprehur interes për francezin.

Këtë lajm e ka raportuar gazetari Dharmesh Sheth, për të cilin thuhet se ka tërhequr vëmëndjen e disa ekipeve të elitës në Europë por "Blutë e Londrës" janë paksa më të avantazhuar për ta transferuar në "Stamford Bridge".

Kapaciteti nga krahët, teknika dhe shpejtësia e shëndërrojnë në një lojtar për tu patur frikë 28 vjeçarin, i cili mund të zërë vendin e Raheem Sterling, pasi flitet se mund të largohet nga anglezët. Gjatë nëntë sezoneve në rradhët e ish rekordmenëve të Bundesligës, ishi i Juventusit ka treguar se mund të jetë një referent në çdo ekip, pa harruar as kombëtaren e "Gjelave".

Ndërkohë që për drejtuesit nga Mynihu do të jetë e vështirë ti gjejnë një zëvëndësues, ndërsa për Chelsean do të ishte një vlerë e shtuar në metrat e fundit.

Sezonin e kaluar Kingsley Coman e përfundoi me 5 gola dhe 3 asiste në 27 sfida por interesi i Chelseat mund të vendosë të ardhmen e tij, edhe pse koha nuk premton shumë.