Kukësi ka zyrtarizuar një afrim të ri ditën e sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin, Agnaldo Moraes.
Braziliani ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin e fundit, ku u drejtua edhe nga trajneri Skënder Gega.
Ishte pikërisht ky i fundit, që dëshironte të kishte nën urdhrat e tij 28-vjeçarin. Drejtuesit verilindorë i kanë plotësuar dëshirën trajnerit dhe kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare me Moraes.



