Juventusi dëshiron largimin e Federico Chiesas

Juventusi dëshiron largimin e Federico Chiesas

  Situata e Federico Chiesas tek Juventusi po rendohet me kalimin e kohës, duke qenë se drejtuesit po kërkojnë me ngulm largimin e tij.

Golashënuesi nuk përfshihet në planet e Thiago Mottas për sezonin e ri, të cilit i skadon kontrata në qershorin e 2025-sës.

Mesazhi është i qartë nga ishi i Bolognas, i përzgjedhur për ta rikthyer ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ tek titujt në vijimësi, edhe pse s’do të jetë e lehtë.

Për më tepër, numri një i stolit nuk e ka grumbulluar për miqësoren kundër Brestit, ç’ka do të thotë se historisë së tij me torinezët i ka ardhur fundi.

Megjithatë, 26 vjeçari ka cilësi të padiskutueshme, mjaft teknik dhe i shpejtë, një dhimbje koke e vazhdueshme për çdo rival, sidomos në duelet një kundra një.

Në të kaluarën, ishi i Fiorentinës spikati me Italinë, veçanërisht në Europianin e 2020-tës, të fituar nga kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.

Situata e tij po ndiqet me kujdes nga drejtuesit e Chelseat, një dëshirë e vjetër e tyre dhe mundësinë për tu transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ italianët po e konsiderojnë.

Premier League mbetet një destinacion i preferuar për shumë lojtarë dhe Federico Chiesa mund ti bashkohet  ‘’ Bluve të Londrës ‘’ gjatë merkatos aktuale.

10 gola dhe 2 asiste në 37 sfidat e sezonit të shkuar me ish rekordmenët e Serisë A, shoqëruar me një lojë të vakët, natyrisht konsiderohen një statistikë e cila nuk përkon me potencialin real të këtij lojtari, i cili besohet se do ti vërë shumë shpejt pikat mbi i.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy