
Trajneri Zoran Zekic, foli për MCN TV, pas barazimit që Partizani regjistroi ndaj Vllaznisë në transfertë.
Zekic deklaroi se skuadra e tij mori maksimumin nga ndeshja, referuar faktit që luajti me 10 lojtarë nga minuta e 14-të.
Sipas tij, skuadra tregoi karakter dhe grintë, prandaj është i lumtur për këtë.
Dhamë maksimumin, luajtëm 80 minuta me një lojtar më pak, por mendoj se morëm maksimumin nga kjo ndeshje.
Vuajtëm pak. Kishim shanse edhe në pjesën e parë edh enë të dytën, por nuk shënuam. Nëse shënojmë, do rritemi më shumë. Pjesa tjetër, është pjesë e disiplinës, si me 11 lojtarë apo edhe me 10 lojtarë.
Duke ecur minutat, e ngritëm më lart ekipin, duke kërkuar fitoren. Kishim mundësi me Bitsouka, Rrapaj dhe Mba. Ekipi tregoi disiplinë dhe karakter, për këtë jam lumtur.



