
Marco Ansesio po kalon një periudhë me shumë dyshime tek Real Madridi . Spanjolli nuk ka mundur akoma të zgjasë kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ dhe kjo situatë ka prodhuar interesin e një kundërshtari shumë të fortë në Premier League .
Tottenham Hotspuri do të rivalizojë me Milanin për spanjollin dhe sipas ‘ Sunday Mirror ‘ po analizon ofertën në drejtim të ‘’ Galaktikëve ‘’, për një lojtar shumë të talentuar që nuk i ka ecur në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, të cilët e njohin shumë mirë kualitetin e Marco Asensios dhe tashmë kanë hyrë në bisedime me presidentin Florentino Perez për të parë se deri ku mund të arrijnë .
Prej kohësh ishi i Mallorcas është lënë në harresë nga Carlo Ancelotti, trainer që i ka dhënë prioritet lojtarëve që janë në nivelin optimal, të cilët ja kanë shpërblyer italianit , sidomos në sfidën e ‘’ Stamford Bridges ‘’ e vlefshme për çerekfinalen e parë kundër Chelseat të fituar 1-3.
Deri në 30 qershorin e 2023- shit mbetet e vlefshme kontrata e Marco Asensios dhe Tottenhami mendon ti luajë të gjitha kartat sepse mesfusha ka nevojë për një lojtar cilësor i cili do të drejtohej nga një gjigand i trainingut si Antonio Conte, prej të cilit pritet ende nga presidenti Daniel Levy.
Kryeqytetasit e kanë marrë veten dhe aktualisht renditen në një pozicion që i garanton biletën për në Champions League por kampionatit i mbetet ende rrugë për të bërë dhe traineri nga Lecce , i ndihmuar nga eksperienca e gjatë në stol duhet të tregojë rezistencë dhe profesionalizëm, me anë të cilit i dhuroi trofeun e 19-të të Serisë A Interit.
Dihet që Antonio Conte nuk është kthyer në Londër për shëtitje por me qëllimin e rifutjes së ‘’ The Whites ‘’ ndër më të mirët e Europës dhe e kaluara e favorizon sepse është shumë kërkues dhe këmbngulës deri në sekondën e fundit.
Mbetja në prapavijë evidenton për Marco Asension se nuk është shfaqur në lartësinë e kërkesave të Carlo Ancelottit i cili ka një përgjegjësi shumë të madhe, të cilën po e vijon me sukses dhe anglezët duhet të përfitojnë nga marrëdhëniet e shkëlqyera me Florentino Perezin dhe të afrojnë spanjollin në një ndër ligat më të bukura të futbollit.



