
Pas firmosjes me Jonathan David, tek Juventusi po punohet me shumë përkushtim për tu përforcuar edhe më tepër në ofensivë.
Kolo Muani është bërë pjesë e planeve të bardhezinvje, i cili ka bërë mirë tek Paris St Germain.
Drejtori sportiv Damien Comolli po bën përpjekjet maksimale për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ 26 vjeçarin kundrejt dhe presidenti Gianluca Ferrero ka ofruar rreth 12 milionë euro me kushtin e blerjes përfundimtare të kartonit në qershorin e 2026-tës për rreth 45 milionë euro.
Megjithatë, pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira institucionale ndërmjet palëve, parizienët nuk e kanë dhënë dritën jeshile për transferimin e Kolo Muanis në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Arsyeja është e thjeshtë, presidenti Nasser Al Khelaifi pretendon të arkëtojë një shifër më të madhe për shërbimet e Kolo Muanis dhe shpreson një ofertë bindëse nga Premier League.
Duhet shtuar se firmosja apo jo me këtë lojtar varet automatikisht nga largimi i Dusan Vlahovic nga ish rekordmenët e Serisë A.
Bordi drejtues vijon të besojë në arritjen e këtij objektivi, i cili shpreson ta zgjidhë këtë situatë shumë shpejt.



