Dede: Tirana e humbi ndeshjen me Teutën për 15 minuta

Dede: Tirana e humbi ndeshjen me Teutën për 15 minuta

Trajneri Nevil Dede, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen e Tiranës ndaj Teutës në transfertë.

Sipas tij, bardheblutë e humbën këtë ndeshje për 15 minuta, por shtoi se nuk e meritonin këtë rezultat.

Në futboll ka histori dhe dinamika në çdo ndeshje. Ndërtimi i aksionit të golit të parë për Teutën, durrsakët shënuan me tre pasime. Tirana e humbi ndeshjen në Durrës për 10-15 minuta.

Nuk mendoj se e interpretuan keq. Pjesa e parë foli për Tiranën. Ishte një Tiranë që e kishte më shumë topin në zotërim. Shënuan gol me Haxhiun, në mënyrë perfekte.

Për 15 minuta, Tirana humbi një ndeshje, që ishte një nga pikat më të rëndësishme të sezonit. Teuta reagoi më shpejt. Shehi duhet të jetë i mërzitur, nuk meritonte të humbte këtë ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy