
Chelsea prej kohësh është në kërkim të një portieri dhe fillimisht ishte “piketuar” francezi i Milanit, Mike Maignan. Megjithatë ky transferim duket i pamundur dhe londinezët kanë hedhur sytë nga objektiva të tjerë. Sipas raportimeve të fundit, Milani kërkon rreth 90 milionë euro për portierin, shifër kjo që është konsideruar e lartë për klubin anglez. Chelsea ka hequr dorë nga interesimi për Maignan dhe do të tentojë transferimin e portierit të Interit Andre Onana, për të cilin kanë konkurrencën e Manchester United dhe duhen të paktën 60 milionë euro.



