
Christian Pulisic mund të quhet lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi ka mbërritur në Itali këtë të mërkurë, për të zhvilluar vizitat mjekësore. Futbollisti vjen nga skuadra e Chelsea, në arkat e të cilëve do të paguhen 22 milionë euro. Gjithashtu bëhet e ditur se Pulisic do të mbajë fanellën me numrin 11, që në sezonin e fundit u mbajt nga Ibrahimovic. Zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme, pasi të ketë kaluar edhe vizitat mjekësore.



