Doka: Me këtë grup lojtarësh nuk i frikësohemi Polonisë, kemi ardhur me një motiv

Doka: Me këtë grup lojtarësh nuk i frikësohemi Polonisë, kemi ardhur me një motiv

Mbrojtësi Albi Doka është shprehur se lojtarët e Kombëtares janë të karikuar për ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Duke folur për ndeshjen me Poloninë, mbrojtësi i djathtë tha se është kundërshtar i vështirë, por me lojtarët që Shqipëria ka nuk duhet t’i frikësohet.

“Kemi tre ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja me Poloninë, sepse nëse ia dalim në këtë ndeshje, dy të tjerat i kemi në shtëpi dhe do kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Besoj se do marrim një rezultat të mirë.

Kemi kohë si grup dhe jemi grumbulluar edhe më parë. Besoj që po, mund t’ia dalim me grupin që kemi krijuar.

Polonia është ekipi më i fortë që kemi, por ne nuk duhet t’i trembemi me këtë grup lojtarësh që kemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë.

Përsëritje e arritjes së Kombëtares në 2016?  Normale që e mendojmë me njëri-tjetrin dhe e bisedojmë. Duhet ta ëndërrojmë atë gjë sepse prandaj jemi këtu, për të arritur atë qëllim.

Jemi më të karikuar sepse kemi ardhur vetëm për një motiv dhe motivi është që të marrim rezultate sa më të mira.”, u shpreh Doka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy