
Apolonia dhe Skënderbeu, kanë një ndeshje për të rikuperuar, e cila është shtyrë.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 29 tetor, por palët ranë dakord për shtyrjen e saj, për shkak se skuadra fierake e U-19 luante në “play off” e Champions League dhe pjesë e ekipit ishin edhe lojtarë nga skuadra e parë.
Klubi korçar e pranoi kërkesën dhe tashmë është vendosur edhe data kur do të luhet kjo përballje.
FSHF ka zaktuar datën 4 dhjetor për zhvillimin e ndeshjes Apolonia-Skënderbeu, në orën 13:00. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren, duke parë pozitat aspak komode ku ndodhen.



