Barcelona, ofertë për Oyarzabal

Barcelona, ofertë për Oyarzabal

 Barcelona pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës. 

Tek ‘’ Los Cules ‘’ priten përforcime dhe Hansi Flick bashkë me bordin drejtues kanë nisur të mendojnë seriozisht për këtë periudhë. 

Ndër emrat më të lakuar për të kaluar në ‘’ Camp Nou ‘’ është ai i Mikel Oyarzabal, referent në metrat e fundit tek Real Sociedadi. 

Sulmuesi jo vetëm me ekipin nga San Sebastian por e ka treguar veten edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes. 

Për këtë arsye Joan Laporta është vënë në dispozicion të kërkesës së trainerit gjerman, i cili thuhet se do të ofrojë rreth 25 milionë euro. 

Kjo shifër konsiderohet e arsyeshme dhe mund ti kënaqë palët e përfshira dhe mund ti japë mundësinë 29 vjeçarit nga Eibar të provojë veten tek ‘’ Blaugranët ‘’, një ekip elite në Spanjë dhe Europë. 

Nxënësi i Pellegrino Matarazzos mund të aktivizohet si qendërsulmues ose nga krahët, shumë teknik dhe i rrezikshëm sidomos në zonat e ngushta. 

Gjithashtu është një nuhatës i shkëlqyer goli dhe jo më kot është grumbulluar rregullisht edhe tek fituesit e Europianit të kaluar. 

Në aspektin sportiv do të ishte një humbje për bardheblutë dhe gjithashtu në atë emocional do ti shkaktonte një lloj keqardhjeje golashënuesit. 

Mirëpo një shans i tillë nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës dhe pritet në vijimësi vendimi që do të marrë Mikel Oyarzabal. 

18 gola dhe 4 asiste në 39 sfida është kontributi në sezonin e kaluar, i cili e ka kapacitetin për të vënë në siklet çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy