
Paulo Dybala ka njoftuar largimin nga Juventusi prej javësh dhe tashmë pritet të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
Argjentinasi dukej afër Interit pak kohë më parë, por në këtë moment, ka pasur një ndalesë dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë.
Megjithatë ditën e sotme, ka ardhur një lajm i bujshëm nga Italia. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabio Santini, Dybala ka arritur një marrëveshje për të kaluar te skuadra e Milanit.
Unë kam mësuar, se po merret seriozisht me Milanin. Thuhet se është arritur një marrëveshje mes Milanit dhe Dybala, për një kontratë 3-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.



