Barcelona afër Gerson

Barcelona afër Gerson

  Kalkulimet në lidhje me merkaton vijojnë  vrullshëm tek Barcelona . Orët e fundit katalanasit  e kanë ndalur fokusin  tek nje lojtar  shumë efikas në kampionatin brazilian . Flitet për Gerson Santos Da Silva që aktivizohet tek  Flamengo . Lëvizjet me të tillë intensitet reflektojnë  se uria e kuq e bluve për tu ringjitur në majën e Europës por edhe më gjerë është e pakufijshme . Një element që ka kontribuar shumë gjatë këtyre kohëve është padyshim presidenti  Joan Laporta i cili ka treguar gjithmonë se nuk kursehet për skuadrën e tij të zemrës .  Sipas zhvillimeve të fundit spanjollët janë shumë afër akordit me 23 vjeçarin  që sipas  portalit ‘’ Chiringuito de Jugones ‘’ do ti kushtojë arkave të ‘’ Blaugranëve ‘’ 25 milionë euro.

Gerson Santos Da Silva  konsiderohet si një prej talentëve më të mëdhenj të Brazilit dhe  sezonin e kaluar arriti të aktivizohet në 54 ndeshje  në të cilat shënoi  3 gola dhe 4 asiste për shokët e skuadrës  .  Pavarësisht statistikave të arritura ,  në aspektin e trofeve  mesfushori i lindur në Belford Roxo ka bërë hapa përpara sepse deri më tani numëron  dy kampionate ,  dy superkupa ,  një kupë të kontinentit  si dhe gjithashtu trofeun e magjishëm që ndryshe quhet Champions League e Amerikës së Jugut siç është Kupa Santander Libertadores.  

Në rast se iniciativa  e  katalanasve do të ketë një fund të lumtur Gerson Santos Da Silva do të provojë edhe një herë eksperiencën në kontinentin e vjetër  pas atyre në Serinë A me Romën dhe Fiorentinën por  me një shije tjetër sepse do të bëhej pjesë e një ndër klubeve më të famshëm ne glob .  Me transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ Barcelona do të kërkojë ti shtojë rendimentin mesfusës dhe njëkohësisht të lërë pas eksperiencën e hidhur  me Arthur Melon i cili pas dy sezonesh i dha lamtumirën përfundimtare dhe u bë pjesë e Juventusit .

Aktualisht ky lojtar  është një ndër më të mirët në mbarë Brazilin  dhe Barcelona beson fuqishëm se do të dijë ta përballojë rivalitetin  në çdo kompeticion sepse  talenti dhe uria për progres nuk do ta lënë në baltë . Nuk duhet harruar  se deri në këtë stad të sezonit statistikat e arrira   japin shpresë për të ardhmen  sepse në 7 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në dy raste  që konvertohen në 598 minuta aktivizimi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy