Messi, drejt rinovimit me Inter Miamin

Messi, drejt rinovimit me Inter Miamin

 Pavarësisht moshës mbi supe, Lionel Messi vijon të jetë tejet i preferuar gjatë merkatove. 

Argjentinasi tashmë është drejt varjes së këpucëve në gozhdë, i cili me shumë meritë konsiderohet një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. 

Asi nga Rosario mund të ndihet tejet i privilegjuar pasi ka fituar çdo titull të mundshëm, në nivel klubesh dhe sigurisht me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’. 

Edhe tek Inter Miami niveli i sulmuesit vijon të impresionojë, fakt të cilin e demostrojnë statistikat e arritura. 

Në sezonin aktual kapiteni i amerikanëve ka shënuar 28 gola dhe ka kontribuar me 12 asiste në 36 sfida, duke u shëndërruar në një referent në 11-shen e Javier Mascheranos. 

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano presidenti David Beckham ka avancuar me sukses në lidhje me rinovimin e ‘’ La Pulgas ‘’, hap i cili do ti japë shumë avantazhe Inter Miamit edhe në të tjera aspekte. 

Vendimi i ishi-t të Barcelonës dhe Paris St Germain evidenton se do ta përfundojë karrierën në Major League Soccer, i cili i jep një impuls më tepër shokëve gjatë çdo sfide.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy