
Ecuria e shkëlqyer e Jan- Carlo Simic në kategoritë inferiore të Milanit, menjëherë është pasuar me interesin e Real Madridit. Kur flitet për këtë mbrojtës të shkon mendja tek Dario Simic , i cili në të kaluarën mbrojti ngjyrat e Interit dhe Milanit . Potenciali i 18 vjeçarit i ka befasuar drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ , të cilët siç dihet në çdo merkato i kushtojnë shumë vëmëndje talentëve me objektivin e formimit të një ekipi kompetitiv, të aftë për të vijuar në rrugën e suksesit edhe në të ardhmen. Ecuria e deritashme e Jan- Carlo Simic evidenton se kemi të bëjmë me një lojtar që mund të bëjë diferencën në vijimësi dhe interesi i spanjollëve e përforcon këtë ide. Mbetet për tu parë se deri ku do të arrijnë drejtuesit gjatë merkatos së ardhshme për këtë lojtar, i cili premton shumë. Deri në këtë moment mbrojtësi i lindur në Nurtingen të Gjermanisë numëron 8 sfida, 1 gol dhe një asist, por parashikohet se edhe të tjerë pretentendë me kalimin e kohës do të futen në garë për të përfituar shërbimet e tij.



