Czeslaw Michniewicz nuk do të jetë më trajneri i Legias së Varshavës. Ka qenë vetë klubi polak, që nëpërmjet një postimi ka njoftuar se drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë teknikun 51-vjeçar.
Shkak për këtë shkarkim, janë bërë rezultatet e dobëta të kampionat, ku Legia ka regjistruar 4 humbje radhazi dhe pas 12 javëve të para në kampionat, kanë vetëm 9 pikë në vendin e 15-të.
Marek Golebiewski do të jetë trajneri i ri i Legias që do të trajnojë kështu edhe lojtarët shqiptarë, Ernest Muçi, Jurgen Çelhakën dhe Lirim Kastratin.
Këta dy të fundit, u përjashtuan për ndeshjen e ditës së djeshme nga Michniewicz dhe tashmë do të kenë mundësinë të tregojnë veten me trajnerin e ri.



