Pasi mposhti Tiranën në një ndeshje direkte për titull Kukësi po afrohet më shumë me kreun e renditjes. Kjo pasi sonte bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Teutën në takimin e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.
U deshën vetëm 5 minuta që të zhbllokohej sfida pasi Vesel Limaj ndëshkoi durrsakët, ndërkohë që deri në pjesën e parë Kukësi realizoi edhe dy herë të tjera falë dopietës së Coper. Për t’u evidentuar në pjesën e dytë ishin dy kartonët e kuq të marrë nga Teuta. Dy të verdhë Aleksi dhe një i kuq direkt për Begejën. Me 10 lojtarë më tej mbeti Kukësi.
Kur kanë mbetur edhe tre javë kampionat, Tirana e cila të premten barazoi 1-1 me Partizanin në derbi, udhëheq me 66 pikë, 4 më shumë se Kukësi ndjekës.
Ndërkohë takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ka përfunduar me shifrat 2-1, ndërsa më herët Laç mposhti 3-1 Luftëtarin.



