Simon Simoni ka qenë nga të paktët lojtarë të spikatur te Dinamo këtë sezon. Portieri ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera, duke e shpëtuar shpesh herë skuadrën e tij.
Talenti i dinamovitëve ka folur ditën e sotme para mediave, ku është shprehur se skuadra duhet të luajë me zemër për të dalë nga kjo situatë.
Në ndeshjet e fundit ne na ka munguar zemra. Nuk kemi pasur karakterin e duhur në fushë dhe duhet të ndryshojmë. Më vjen shumë keq që jemi në këtë situatë, por nëse duam ta ndryshojmë duhet të luajmë me zemër.



