Liverpool dhe Manchester United luftë për Vlahovic

Liverpool dhe Manchester United luftë për Vlahovic

Rendimenti i Dusan Vlahovic ka lënë shumë për të kuptuar gjatë kohëve të  fundit . Serbi i cili mbron ngjyrat e Fiorentinës  vazhdon të spikasë në Serinë A dhe orët e fundit dy gjigandë të Premier Leagues kanë shfaqur interes për të përfituar shërbimet e tij . Liverpooli dhe Manchester United  do të luftojnë  ashpër jashtë fushave të blerta për  21 vjeçarin e talentuar i cili mbetet një ndër referentët e padiskutueshëm të trainerit Giuseppe Iachini. 

13 golat e shënuar në 31 ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit aktual me një kundërshtar  të dorës së dytë siç janë  ‘’ Vjollcët ‘’ ia kanë ndezur dritën e shpresës për të ardhmen e dëshiruar . Si Jurgen Klopp ashtu edhe  Ole Gunnar Solskjaer kanë mbetur të pakënaqur me rendimentin e përgjithshëm të repartit të avancuar  dhe do të kërkojnë me çdo kusht për të bërë ndryshimet përkatëse për ti shërbyer me efikasitet pasardhësit . Megjithatë kësaj gare nuk mund ti shpëtonin as ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët janë gjithmonë në dijeni të progresit të elementëve të tillë dhe masin forcat në të shumtat e rasteve me  ekipet më potentë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik . 

Për momentin   nga skuadrat e interesuara nuk ekziston një ofertë konkrete për  sulmuesin nga Beogradi por ditët vijuese do të flitet në mënyrë më të detajuar për këtë operacion që në plan të parë tingëllon tepër interesant  dhe parashikohet se do të rezultojë  surprizues gjatë merkatos së verës sepse bëhet fjalë për skuadra shumë të famshme në botën e futbollit. Në aspektin personal interesi i tyre pa diskutim i ka krijuar  një lloj ndjesie të veçantë Dusan Vlahovic-it që njëkohësisht tregon se i ka bërë shumë mirë detyrat deri në këtë stad të karrierës .

Një fakt domethënës që mund t’ia ndryshojë destinacionin këtij lojtari është  se  në rastin e një qëndrimi të mundshëm në ‘’ Artemio Franchi ‘’ nuk do të kishte pothuajse asnjë shans për të fituar trofe të rëndësishëm si në aspektin personal ashtu edhe në atë kolektiv sepse prej shumë sezonesh rradhazi ‘’ Vjollcët ‘’ konsiderohen si një ekip i  mesit të tabelës .

 

          

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy