Pedro Porro, objektiv i Barcelonës

Pedro Porro, objektiv i Barcelonës

Paraqitjet dinjitoze në Botëror me Spanjën ia kanë rritur automatikisht vlerat Pedro Porros.

Edhe tek Tottenham Hotspuri përpara këtij evenimenti mbrojtësi la për të kuptuar se do të jetë i monitoruar nga ekipet e elitës gjatë merkatos së verës. 

Këtë fakt e dëshmon edhe interesi i Barcelonës, i cili e përfundon kontratën me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ në qershorin e 2031-shit. 

Presidenti i kryeqytetasve Daniel Levy ka paracaktuar afro 80 milionë euro për 26 vjeçarin, shumë determinant në prapavijë dhe në përgjithësi merr guximin të shkojë drejt ofensivës. 

Në aspektin e cilësive të treguara konsiderohet i duhuri për lojën që zhvillojnë ‘’ Los Cules ‘’, me aksione të shpejta dhe tejet të rrezikshme. 

Mirëpo Roberto De Zerbi e konsideron të domosdoshëm, njëkohësisht jo të transferueshëm ishi-n e Real Valladolid edhe pse flitet për Barcelonën. 

Botërori e ka ndihmuar shumë dhe natyrisht lojtari nga Badajoz ia ka shpërblyer maksimalisht besimin Luis de la Fuentes. 

Priten negociata intensive në ditët vijuese ndërmjet palëve por paraprakisht duhet theksuar se jo vetëm Pedro Porro por edhe çdo komponent i ‘’ La Furia Rojas ‘’ vijon i përqëndruar tek finalja e Botërorit, e parashikuar të luhet në 19 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy