Tottenhami, ofron 50 milionë euro për Kubon

Tottenhami, ofron 50 milionë euro për Kubon

Mungesa e efektivitetit në ofensivë në sezonin e kaluar po analizohet me kujdes gjatë kësaj merkatoje verore nga drejtuesit e Tottenham Hotspurit.

Traineri Ange Postecoglou tashmë e ka bërë me dije objektivin e rradhës, i cili aktivizohet tek Real Sociedad.

Takefusa Kubo është i preferuari i numrit një të stolit të ‘’ Spursave ‘’ për ti dhënë fund dhimbjeve të shpeshta të kokës gjatë vijimësisë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Japonezi e finalizon kontratën me bardheblutë në verën e 2029-tës dhe klauzola e prishjes së saj i arrin 60 milionë eurot.

Mesfushori spikat për teknikën dhe shpejtësinë, komponentë të cilët ia lartësojnë figurën dhe sigurisht e shëndërrojnë në një rrezik të vazhdueshëm për rivalët, sidomos në duelet një kundra një.

Interesi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ mund ti fuqizojë arkat e ekipit nga San Sebastian por njëkohësisht mund ti shkaktojë një humbje të konsiderueshme për sa i përket metrave të fundit.

Duke iu referuar cilësive të 23 vjeçarit duhet theksuar se është profili i duhur për futbollin anglez por gjithsesi nuk do të jetë aq e lehtë për spanjollët t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Reale Arena ‘’.

Ishi i Mallorcas tanimë ka një shans për të treguar veten në një ndër kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër siç është Premier League dhe mbetet për tu parë në ditët vijuese se çfarë vendimi do të marrë për të ardhmen.

Gjatë dy sezoneve tek Rel Sociedadi Takefusa Kubo ka kontribuar me 16 gola dhe 10 asiste në 85 sfida, i cili në shumicën e tyre është konsideruar një ndër më të mirët e trainerit Imanol Alguacil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy