U shty pas kërcënimeve të arbitrave, FSHF merr vendimin për Kastrioti-Bylis

U shty pas kërcënimeve të arbitrave, FSHF merr vendimin për Kastrioti-Bylis

Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 9 prill, është shtyrë për të mërkurën e 19 prillit.

Kjo është bërë e ditur nga FSHF, që pak ditë më parë njoftoi se ndeshja nuk do të luhej, për shkak të kërcënimit që kishin marrë arbitrat para ndeshjes.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Kastrioti do i luajë të gjithë ndeshjet në “Elbasan Arena”, deri në fund të sezonit, për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

NJOFTIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy