
Gabimi i pafalshëm në sfidën e dytë kundër Real Madridit e ka vënë në qendër të kritikave portierin Gianluigi Donnarumma për të cilin në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk mendohet si më përpara .
Në ndeshje të këtyre niveleve gabimet janë të patolerueshme dhe me të drejtë drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ ndihen të indinjuar sepse u larguan edhe njëherë me kokën ulur nga Champions League .
‘’ Le Parizien ‘’ e konsideroi një gabim të turpshëm duke marrë parasysh cilësitë e italianit në kuadratin e bardhë dhe këmbanat e alarmit vijojnë të bien tek francezët .
Megjithatë vlerat e 23 vjeçarit as që mund të vihen në diskutim sepse e ka treguar gjithmonë tek Milani dhe sidomos në Europianin e kaluar , pritjet e të cilit ndihmuan ‘’ Azurrët ‘’ të kurorëzoheshin kampionë me merita absolute.
‘’ Dështimi ‘’ i Gianluigi Donnarummas është interpretuar një mundësi për tu fuqizuar nga Juventusi që prej vitesh ndihet xheloz pasi vendosi për kuqezinjtë me të cilët debutoi në moshën 16 vjeçare duke impresionuar çdo dashamirës futbolli dhe sakrificat e shumë viteve , ky sport i mrekullueshëm , njëkohësisht më i ndjekuri në planet ia ka shpërblyer shumëfish.
Në shumë raste Mauricio Pochettino ka vendosur ta alternojë me kostarikanin Keylor Navas duke e superuar vetëm në dy takime ishi-n e Real Madridit por gjithçka është vënë në dyshim dhe nga Italia i ka marrë mesazhet tashmë të cilat janë përcjellur me anë të së famshmes ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ ku i kërkohet rikthimi në ‘’ San Siro ‘’ sepse Milani po e ndjen prej një kohe të gjatë mungesën e Gianluigi Donnarummas .



