Barcelona, insiston për Erling Haaland

Barcelona, insiston për Erling Haaland

Ecuria e shkëlqyer e Barcelonës deri më tani, sidomos në La Liga sigurisht është në sajë të kapacitetit të trainerit Hansi Flick.

Gjermani me kalimin e kohës ka dhënë sinjalet se është tejet cilësor por siç dihet çdo ekip ka nevojë për tu përmirësuar vazhdimisht.

Për arritjen e objektivave ndërhyrjet në merkato konsiderohen të domosdoshme, për më tepër kur bëhet fjalë për ekipe të këtij niveli.

Numri një i stolit i ka bërë me dije drejtuesve se duhet të shtohen forcat në repartin e avancuar gjatë kësaj periudhe, të cilët janë përqëndruar tashmë tek Erling Haaland.

Norvegjezi faktikisht prej vitesh po synohet nga ish fituesit e Champions Leagues dhe sipas gazetarit Florian Plettenberg është një prioritet për Joan Laportan.

Vlen për tu ritheksuar se Robert Lewandowskit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur dhe ishi i Bayern Munchenit kërkon ta zëvëndësojë me një sulmues të denjë, për një ekip si Barcelona.

Bisha e ofensivës e ka nisur sezonin ashtu si ato pararendësit, natyrisht duke spikatur tek Manchester City, një ekip që të fut frikën.

11 gola në 10 sfida po e përforcojnë idenë se shtatlarti i lindur në Leeds të Anglisë është një ndër më të mirët në botë në pozicionin ku aktivizohet por transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’ do të varet nga disa faktorë, kryesisht nga ai ekonomik.

Gjithsesi thonë se shpresa vdes e fundit, edhe pse dihet rëndësia e 24 vjeçarit ne 11-shen e formuar nga Pep Guardiola, i cili prej tre sezonesh rradhazi vijon të shpalosë potencialin në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy