
Edhe pse në kohët e fundit është përfolur shumë e ardhmja e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ argjentinasi i ka dhënë fund spekullimeve, i cili do të vijojë rrugën me Atletico Madridin.
Sipas ‘ Chiringuito de Jugones , drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë akorduar vijimësinë e ishi-t të River Plates të paktën edhe për një sezon tjetër , i 12-ti nën drejtimin e spanjollëve.
Me këtë hap të hedhur , 52 vjeçari bashkë me Luis Aragones konsiderohen dy trainerët më të suksesshëm në historinë e Atletico Madridit, sigurisht një privilegj i cili e lartëson figurën e tij.
‘’ El Cholo ‘’ gjithmonë është karakterizuar si një trainer shumë këmbngulës, fakt i cili i ka hapur rrugën drejt arritjes së sukseseve me Atletico Madridin.
S’kishte si të ndodhte ndryshe për një trainer i cili i ka shëndërruar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në një ekip shumë kompetitiv, shumë i vështirë për tu mposhtur nga çdo rival, si në Spanjë ashtu edhe në Champions League.
Rikthimi tek titujt është objektivi kryesor i drejtuesve dhe e kaluara tregon se me Diego Simeonen në stol, Atletico Madridi mund të rikuperojë shumë shpejt nga terreni i humbur .



