
Në këto ditë të nxehta merkatoje drejtuesit e Paris St Germain po veprojnë me shpejtësi për të konsoliduar ekipin dhe t’ia plotësojnë çdo dëshirë Luis Enriques.
Asturiani do të mbahet mend gjatë sepse e fitoi për të parën herë Champions Leaguen në historinë e ‘’ Les Pariziens ‘’, i cili po jep maksimumin gjatë kësaj periudhe.
Referuar mbrojtjes, ‘’ Lucho ‘’ tashmë e ka gjetur një element cilësor, pjesë e Bournemouthit në Premier League.
Ilya Zabarnyi prej tre sezonesh e ka treguar veten tek ky kampionat, shumë inteligjent taktikisht, me një përdorim të mrekullueshëm të topit dhe gjithashtu i aftë në luftën në ajër dhe inkursionet e shpeshta drejt zonave kundërshtare.
Ish traineri i Spanjës njihet për shpirtin luftarak i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të Nasser Al Khelaifit, pa investimet e të cilit francezët nuk do të ishin kjo skuadër që janë sot.
Thuhet se Ilya Zabarnyi do të firmosë me kryeqytetasit deri në 2023-tën dhe drejtuesit e Bournemouthit e kanë kuptuar se tashmë s’mund të bëjnë asgjë për ta evituar largimin e tij nga ‘’ Dean Court ‘’.
Pavarësisht aspektit ekonomik, për këtë lojtar do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme në karrierë, njëkohësisht edhe e vështirë sepse rivaliteti tek ekipi i Luis Enriques është shumë i ashpër dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.



