
Një ndër problemet të cilat po e shqetësojnë Erik Ten Hagun vijon të jetë reparti i sulmit.
Hollandezi mendon se Manchester United duhet të përforcohet për të shtuar rezultatet dhe me kohë drejtuesit kanë filluar punën për arritjen e këtij objektivi.
Victor Osmihen është zgjedhja e parë e ishi-t të Ajaxit , për të cilin luftojnë disa ekipe të elitës dhe në rast se nuk do të kenë sukses , tashmë e kanë asin nën mëngë .
Benjamin Sesko , i blerë nga Leipzigu është përfshirë në listën e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ky fakt parashikohet se mund të ndryshojë gjithçka në merkaton verore.
19 vjeçari po shkëlqen me austriakët dhe deri në këtë moment numëron 8 gola në 29 sfida , për të cilin nuk përjashtohet një kalim në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’ në përfundimin e sezonit.
Traineri Erik Ten Hag konsiderohet një specialist në përzgjedhjen e talentëve dhe këtë fakt e provoi në të kaluarën duke i dërguar kryeqytetasit deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues.
Me këtë ecuri , arrihet në konkluzionin se shumë shpejt slloveni mund të jetë pjesë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ pasi transferimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt.



