Davies, afër rinovimit me Bayern Munchen

Davies, afër rinovimit me Bayern Munchen

Prej kohësh Alphonso Davies vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Real Madridit në lidhje me merkatot e ardhshme.

Flitet se kanadezi është afër rinovimit me Bayern Munchenin, fakt i cili do ti jepte fund tratativave të drejtuesve të spanjollëve për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Sipas burimeve nga klubi gjerman, negociatat janë në rrugën e duhur dhe parashikohet se shumë shpejt 24 vjeçari do ta arrijë marrëveshjen e rinovimit.

Drupal Ad

Tashmë drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ duhet të përqëndrohen tek të tjera alternativa, për ta përforcuar krahun e majtë të prapavijës, pozicion i cili vijon të ketë luhatje të njëpasnjëshme.

Pritet që listës ti shtohen të tjerë emra me kalimin e kohës, duke qenë se mbërritja e një anësori është një prioritet për të përballuar me sukses fazën vendimtare të sezonit.

Ishi i Vancouver Whitecaps po zhvillon sezonin e shtatë me ish rekordmenët e Bundesliges, një ekip i cili të fut frikën, në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy