Sadiku: Besoj te kualifikimi në Europian, e prisja ftesën nga Sylvinho
Sulmuesi Armando Sadiku, foli për mediat, pas grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Sadiku deklaroi se beson te përsëritja e suksesit në 2016, kur Shqipëria u kualifikua në Europian dhe kjo mund të arrihet sërish.
Lojtari foli me fjalë pozitive për trajnerin Sylvinho, ndërsa deklaroi se ka pasur biseda të shumta dhe e priste ftesë.
"E prisja që trajneri do të më thërriste. Kam biseduar disa herë me të, që prej emërimit të tij. Jam shumë i kënaqur që u riktheva dhe kisha shumë kohë që e prisja grumbullimin. Kur mora ftesën, isha shumë i lumtur.
Kombëtarja ka shumë djem të rinj. Disa i njoh, disa janë të ri. Por, i njoh të gjithë. Është krijuar një grup shumë i mirë, me shumë cilësi. Jemi këtu të gjithë bashkë, me një qëllim. Jam shumë i kënaqur që jam sërish pjesë e Kombëtares, për të dhënë kontributin tim.
Kemi shumë cilësi. Vetëm të shikosh se ku luajnë të gjithë mesfushorët që kemi në Kombëtare, është privilegj. Nuk e kemi pasur më parë. Ne sulmuesit duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo aksion, që topat që do të na furnizojnë, t’i kthejmë në gola. Moldavia është një ekip i fortë dhe parashikohet që do të rrinë në mbrojtje. Do të jetë e vështirë. Por do të mundohemi që me rastet që do të kemi, t’i shfrytëzojmë. Kemi shumë besim te mesfusha jonë.
Jam shumë i bindur dhe kam shumë besim për kualifikimin në Europian. Grupi na e lejon, edhe pse nuk ka ekipe të dobëta. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit dhe nëse do të kemi edhe mbështetjen e të gjithë tifozëve, ta fillojmë me këmbën e mbarë në ndeshjen e parë që kemi në shtëpi kundër Moldavisë. Besoj që do t’ia arrijmë sërish atij qëllimi dhe shpresoj që të jemi sërish protagonistë si në 2016.
Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë trajnerin. Kemi folur disa herë me të, më ka thënë që do të jem një lojtar i rëndësishëm dhe që do të kem një rol të rëndësishëm në ekip. Do të jem në dispozicion të tij sa herë që do të ketë nevojë për mua. Jam shumë i lumtur që më vlerëson dhe uroj që t’ia shpërblej në fushë. Duam të shkojmë sërish në Europian.
Konkurrenca është shumë e mirë sepse mundohesh që mos të gabosh dhe të përmirësohesh. Ato janë zgjedhjet e trajnerit, ne jemi futbollistë dhe duhet të pranojmë zgjedhjet e tij. Dhe duhet të jemi të gatshëm çdo moment që sa herë të na jepet mundësia, të japim maksimumin tonë.", deklaroi Sadiku.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.