Largim i papritur, Egnatia mbyll bashkëpunimin me Maganin

Largim i papritur, Egnatia mbyll bashkëpunimin me Maganin

Gugash Magani nuk është më trajner i Egnatias. Ka qenë vetë klubi rrogozhinas që ka komunikuar mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.

Një largim i papritur ky, duke ditur se Egnatia deri tani ka bërë mirë në kampionat. Nuk dihen ende arsyet që sollën këtë divorc mes palëve.

Kujtojmë se Magani e mori drejtimin e Egnatias në verën e vitit të kaluar në Kategorinë e Parë, ku arriti të sigurojë ngjitjen në Superiore, aty ku këtë sezon pas 10 javëve të para, numërojnë 11 pikë dhe renditen në vendin e 8-të, por duke ditur se rivalët më sipër janë shumë afër me pikë.  

Fatale për Maganin ka rezultuar humbja e fundit ndaj Kukësit në kampionat, e cila duket se nuk është pritur mirë në kampin rrogozhinas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy