
Në mbrëmjen e sotme, në 03.00 do të zhvillohen paralelisht dy sfidat e fundit të Grupit C, të cilat do të transmetohen në MCN TV.
Bolivia e eleminuar vihet përballë Panamasë dhe Uruguaji mat forcat me Amerikën. Një fakt që duhet patur parasysh është se për të parën herë në këtë Kupë Amerike do të drejtohet nga një treshe gjyqtaresh.
Brazilianja Edina Alves do të ketë si ndihmëse bashkombasen Neuza Back dhe kolumbianen Mary Blanco, ndërsa në dhomën e Varit do të jenë prezente amerikanet Mary Penso, Brooke Mayo, Kathryn Nesbitt dhe gjithashtu ajo nga Nikaragua Tatiana Guzman.
Bolivia e Antonio Zagos është eleminuar tashmë kurse amerikano-qëndrorët do të luajnë një biletë për në çerekfinale, duke shpresuar në barazimin ose humbjen e Amerikës kundër ‘’ Celestëve ‘’.

Edhe pse e kanë siguruar avancimin për më tej, nxënësit e Marcelo Bielsas do të japin maksimumin në këtë sfidë, pavarësisht pezullimit te ‘’ El Locos ‘’.
Dy herë kampionët e botës do ti drejtojë zëvëndësuesi i tij Pablo Quiroga, i cili e ka shoqëruar gjatë eksperiencave nën drejtimin e Kilit, Marsejës dhe gjithashtu Leeds United.
Natyrisht traineri nga Rosario ka patur influencë në progresin e 15 herë kampionëve të Kupës së Amerikës, të cilët konsiderohen favoritë për ta fituar këtë turne.
Megjithatë, ekipi i Gregg Berhalter do të ketë avantazhin se luan përballë publikut të vet por Uruguaji është një kockë shumë e fortë dhe zotët e shtëpisë duhet të bëjnë shumë kujdes.



