Përballja me Bylis, Josa: Duhet të fokusohemi te loja, Aralicën nuk e llogaris

Përballja me Bylis, Josa: Duhet të fokusohemi te loja, Aralicën nuk e llogaris

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur për mediat, në prag të sfidës me Bylisin në Kupë. Shkodranët vijnë të qetë në këtë sfidë, pasi fituan 0-2 përballjen e parë.

Josa u shpreh se skuadra nuk duhet ta ketë mendjen te rezultati, por te loja.

Nuk na e heq njeri të drejtën për të pretenduar. Ne do të kemi një ndeshje, me anë të së cilës, nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati 2-0, por te mënyra e lojës tonë. Duhet t’ia bëjmë vetes sa më të thjeshtë vazhdimësinë e lojës.

Nuk do të thotë që nuk do të ketë ndryshime. Do të ketë ndryshime pasi ka lojtarë që janë ngarkuar shumë. Kemi lojtarë të cilët kanë pasur probleme fizike, të cilët janë rikuperuar. Por vazhdojmë t’i kemi jashtë disa. Duke pasur parasysh ndeshjen e fundit që bëmë me Erzenin, do të ketë lëvizje të cilat do të na bëjnë që të jemi shumë më të qetë për vazhdimësinë e lojës. Përsëri do të urojmë që këto lojtarë që do të fusim ta bëjnë 100% punën e tyre. Problemi është që ngarkesa e lojtarëve të mos jenë të dendura.

Adili është një lojtar që ka respektuar Vllazninë. Tani është radha që të respektojë Bylisin. Kështu që ne e kemi respektuar si lojtar. Kemi dashur që ta kishim pjesë të skuadrës. por nuk kanë gjetur akord me klubin. E respektojmë për atë që ka dhënë te Vllaznia.

I pyetur për sulmin, Josa deklaroi se Balaj duhet të jetë i qetë dhe të mos ketë, ndërsa shtoi se sulmuesin tjetër, Ante Aralica, nuk e llogarit në skuadër.

Unë kam folur personalisht me Bekimin. Ai nuk ka ardhur që të dalë golashënuesi më i mirë. Normalisht që ai ndjen një përgjegjësi, qoftë për shumën monetare. Por përgjegjësia nuk është vetëm e një lojtari. Bekimi të jetë i qetë. Ai bashkë me Kainën dhe me lojtarët e tjerë do të plotësojnë këtë mangësi që ndjenjë brenda tyre.

Aralicën nuk e llogaris më në skuadër. Ka shprehur sërish probleme dëmtimi. Ne nuk kemi kohë të presim lojtarët të kthehen nga dëmtimi. Është periudhë shumë e vështirë. Nuk e llogaris për momentin. Unë nuk flas për një lojtar që ka shkuar në Kroaci për t’u operuar. Nxori një problem mbas ndeshjes së fundit që është aktivizuar. Të flasim për lojtarët që kam në kontingjent të skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy