
Pritja e Liverpoolit për Adama Traoren mund të arrijë shumë shpejt fundin e lumtur . ‘’ The Redsat ‘’ kanë avancuar në lidhje me negociatat për transferimin e spanjollit në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe këtë fakt e ka konfirmuar ulja e pretendimeve të drejtuesve të Wolvesit për sulmuesin .
Anglezët duan ta lehtësojnë largimin e 25 vjeçarit dhe sipas ‘’ Football Insider ‘’ kërkojnë 20-25 milionë stërlina të barazvlefshme me 23-27 milionë euro .
Siç quhet ndryshe ‘’ Shigjeta ‘’ prej shumë sezonesh ndiqet nga Jurgen Klopp dhe besohet se kompromisi i Liverpoolit në lidhje me këtë lojtar do të rikompensohet shumë shpejt.
Gjermani e ka dhënë sinjalin dhe po e pret në Liverpool për ta bashkuar me projektin ambicioz me anë të cilit synohet rikthimi në rivalin e dikurshëm në Angli dhe në Champions League .
Sipas deklaratave të mëparshme , kjo skuadër do të ketë mungesa të rëndësishme në muajin janar sepse Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të impenjohen në Kupën e Afrikës me kombëtaret respektive dhe Liverpoolit i duhet një garanci për ti zëvëndësuar .
Kandidatura e ish kampionëve të Premier Leagues thekson se Adama Traore do të kishte shansin e fitimit të trofeve , të cilët Wolves nuk mund t’ia sigurojë pavarësisht se mbetet një skuadër shumë simpatike e cila ka provuar në të kaluarën ndjesinë e pjesmarrjes në Europë .
Emblema e ‘’ Ujqërve ‘’ duke iu referuar sezonit aktual ka dhënë maksimumin dhe deri më tani numëron 13 ndeshje në të cilat çuditërisht nuk ka arritur akoma tek goli .



