Gianni De Biasi paralajmëron Italinë pas ndeshjes së raundit të tretë në Grupit G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. 60 vjeçari italian, Gianni de Biasi, bëri një parashikim për renditjen përfundimtare të këtij grupi, por nuk heq dorë nga vendi i dytë, edhe pse e pranon se “të kaltrit” janë favoritë për këtë pozicion. “Pas tri ndeshjeve skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje është Spanja”, deklaroi fillimisht De Biasi për Supersport. “Është një skuadër shumë e fortë dhe jo rastësisht e dominoi për 65 minuta Italinë. Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë. Por po të isha në kombëtaren italiane do të bëjë gjithçka që në ndeshjen e fundit me Shqipërinë ta kisha siguruar vendin e dytë”, – theksoi trajneri i kuqezinjve. “Po të isha në kombëtaren italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithçka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka diçka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani”, ka thënë De Biasi.
