Paris St Germain rrit ofertën për Skriniar

Paris St Germain rrit ofertën për Skriniar

   Paraqitjet e shkëlqyera të Milan Skriniar e kanë shtuar dëshirën e drejtuesve të Paris St Germain për arritjen e këtij akordi në merkaton aktuale.

Ditën e djeshme e konfirmoi se bisedimet janë në rrugën e duhur por traineri Christophe Galtier e kërkon menjëherë në ‘’ Parque de Prince ‘’ pasi siç dihet objektivi i ‘’ Les Pariziens ‘’ është fitimi i Champions Leagues dhe sllovaku është një garanci për prapavijën .

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Nasser Al Khealifi e ka rritur ofertën deri në 20 milionë euro për 27 vjeçarin, e cila konsiderohet e papërfillshme nëse merret parasysh rendimenti me zikaltërit në sezonin aktual.

Me këtë ecuri , sidomos pas tentativave të njëpasnjëshme për ti rinovuar kontratën, tashmë drejtuesit nga Milano e konsiderojnë të humbur betejën për Milan Skriniar dhe skenari më i mundshëm është dhënia e dritës jeshile për t’iu bashkuar francezëve dhe në këtë mënyrë të evitojnë largimin e qendërmbrojtësit në fundin e sezonit me parametër zero.

Orët e ardhshme konsiderohen një finale për gjigandët e Ligue 1 për ti dhënë fund pritjeve dhe ti vënë në dispozicion numrit një të pankinës një ndër mbrojtësit më të mirë jo vetëm të Scudettos por edhe kontinentit të vjetër në sezonet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy