Jose Mourinho, me pretendentë në Arabinë Saudite

Jose Mourinho, me pretendentë në Arabinë Saudite

Pavarësisht performancës së dobet me Romën në sezonin aktual , në derën e Jose Mourinhos vijojnë të trokasin ekipe mjaft interesante. Së fundmi është përfolur për një rikthim të ‘’ The Special One ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ si zëvëndësues i Carlo Ancelottit por gjithashtu ka marrë oferta edhe nga Federata e Arabisë Saudite për të drejtuar ekipin kombëtar . Sipas ‘ Il Corriere dello Sport ‘ në orët e fundit drejtuesit e Al Ahli dhe Al- Ittihad janë shprehur se janë të gatshëm ti ofrojnë deri në 50 milionë euro në sezon 60 vjeçarit. Ishi i Portos, Manchester United dhe Interit ndër të tjerë e përfundon kontratën me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ në 2024-tën dhe duhet theksuar se falë karrierës së mrekullueshme , të shoqëruar me shumë tituj, ka privilegjin të vijojë të konsiderohet si një ndër më të mirët në stol. Sigurisht transferimet e bujshme në këtë ligë janë bërë tendencë në kohët e fundit dhe mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i trainerit nga Setubal për vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy