
Ish-sulmuesi italian, Christian Vieri, është shprehur se i kanë thënë që sulmuesi norvegjez, Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe do të kalojë te Real Madrid.
Ndonëse këta të fundit prej kohësh ndjekin Mbappe, duke se në verën e ardhshme do të transferojnë sulmuesin norvegjez dhe nuk përjashtohet mundësia që të afrohen të dy.
“Më është thënë se Haaland do ët shkojë te Real Madridi me 100% në fund të sezonit. Kështu më kanë thënë. Megjithatë nuk e di sa e vërtetë mund të jetë kjo”, tha Vieri.
Haaland është një nga të rinjtë më premtues, teksa konsiderohet si një makineri golash.



