Kukësi mposht Partizanin dhe hipotekon vendin e dytë, Flamurtari i rikthehet fitores, Luftëtari mposht Laçin

Kukësi mposht Partizanin dhe hipotekon vendin e dytë, Flamurtari i rikthehet fitores, Luftëtari mposht Laçin

Supersfida e javës në Kategorinë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit është mbyllur me një fitore të thellë për vendasit.

Ndeshjen e javës së 29-të, verilindorët arritën të mposhtin me rezulatin e thellë 4-0 "Demat e Kuq" në “Zeqir Ymeri”.

Vendasve u janë dashur vetëm 8 minuta lojë dhe kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin. Pas një goditje nga këndi, Guri është lënë i zbuluar në zonë dhe nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë në minutën e 28-të, Dzaria dyfishon rezultatin, dhe në të 39-tën, Kukësi shënon dhe golin e tretë me anë të Gurit.

Pjesa e parë mbyllet 3-0 me një Partizan jo shumë në formë. Ndërkohë vendasit nuk ndalen dhe shënojnë golin e 4 në të dytën duke shkatërruar përfundimisht skuadrën e drejtuar nga Klevis Dalipi. Në minutën e 80’ ishte përsëri Sindirt Guri ai i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit dhe të tretin personal në këtë takim.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të luajtura, Flamurtari i rikthehet fitores pas një serie të gjatë rezultatesh negative.

Vlonjatët arritën të mposhtin Lushnjen me rezultatin 2-0 në fushën e këtyre të fundit.

Fitore ka arritur dhe Luftëtari ku mposhti në shtëpi Laçin me shifrat 2-1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy